Zyrtare: Futbolli shqiptar rinis me këtë datë

Futboll 29 Maj 2020 18:24

Tashmë është mësuar se me cilën datë do të rinis Kategoria Superiore.

Tanimë është zyrtare, kampionati shqiptar rikthehet më 3 qershor pas një pushimi 3-mujor për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Ministrja e Shëndetësisë Olgerta Manastirliu ka firmosur sot urdhërin e aktiviteteve të lejura në këtë fazë të pandemisë duke deklaruar se do të lejohen ndeshjet e futbollit pa tifozë.

Në datën 3 qershor kampionati do të rikthehet dhe do të jetë një tur force për të luajtur 10 javët e fundit brenda 2 muajve duke përfshirë dhe ndeshjet e Kupës së Shqipërisë.

Në total do të luhen 50 ndeshje nga data 3 qershor deri në 29 korrik kur është përcaktuar dita e fundit e kampionatit.

Në mesjave do të luhen vetëm java e 27-të dhe ajo e fundit e 36-të ndërsa mesjavat e tjera do të plotësohen nga ndeshjet e Kupës së Shqipërisë.

-->