Zyrtare: Gattuso e konfirmon largimin nga Milani

Futboll 28 Maj 2019 10:12

Gennaro Gattuso është larguar nga pozita e kryetrajnerit te Milani, me italianin që ka thënë se “vendimi ishte tejet i dhimbshëm”.

41-vjeçari ka pasur kontratë deri më 2021, por dështimi për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve ka detyruar ish-lojtarin e Milanit të largohet.

“Vendimi të largohem s’ishte i lehtë. Por është dashur ta bëja”, ka thënë Gattuso për “La Repubblica”. Ai ka shtuar se ka hequr dorë nga pjesa e mbetur e kontratës “sepse historia ime me Milanin nuk mund të jetë kurrë çështje parash”.

Milani ka 6 vite që nuk është pjesë e Ligës së Kampionëve.