Zyrtare: Gavazaj futbollist i Prishtinës

Futboll 05 Tetor 2020 16:27

Enis Gavazaj është futbollisti më i ri i FC Prishtinës, ashtu siç raportoi Insporti ditë më parë.

Gavazaj është prezantuar me fanellën e klubit në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjet e ardhshme të Prishtinës.

Në një prononcim për faqen zyrtare të klubit, Gavazaj ka deklaruar se është rikthyer për ta fituar titullin kampion.

“Kthimi në Prishtinë më shtyu ambiciet e klubit. Ka ardhur koha t’i ndihmoj klubit siç më kishte ndihmuar klubi mua shumë vite më herët. Kam ardhur për të mirën e dyanshme. Prishtina prej kur isha unë ka ndryshuar shumë, vetëm pak bashkëlojtarë që kam pasur më herët ende janë pjesë e klubit. Ka ndryshuar stadiumi e që tani është ambient shumë më i mirë se që ka qenë. Premtoj më të mirën nga ana ime, gola dhe asistime”, deklaroi ai si futbollist i Prishtinës.

Gavazaj: Çdo futbollist ëndërron ngjyrat kuqezi - Albinfo
Enis Gavazaj

Ai pritet të debutojë me Prishtinën qysh në ndeshjen e radhës, pasi që është regjistruar si futbollist profesionist i lirë pa kontratë.

Gavazaj, 25 vjeçar, në të kaluarën ka luajtur edhe për KF Skënderbeun, klub me të cilin zhvilloi pesë paraqitje në Ligën e Evropës, duke shënuar një gol.

Futbollisti prizrenas edhe në të kaluarën ka qenë pjesë e Prishtinës. Në vitin 2011 ishte transferuar nga KF Liria, klub me të cilin ka filluar karrierë.

Pas dy sezoneve të mirë me klubin më të madh të Kosovës, kishte siguruar transferimin në gjigantin belg KAA Gent.

Karrierë ka bërë edhe Bjellorusi dhe Rusi. Gavazaj ka qenë pjesë edhe Kombëtares së Shqipërisë, duke zhvilluar tri ndeshje.

Debutimin e bëri nën drejtimin të trajnerit italian, Christian Panucci në moshën 23 vjeçare në vitin 2018.

Prishtina ka qenë mjaftë aktive në afatin kalimtar, duke transferuar Sabien Lilaj, Gent Muça, Leotrim Kryeziu, Albin Prapashtica dhe Gledi Mici. /Insporti.com/

-->