Zyrtare: Gentrit Begolli rikthehet tek Llapi

Futboll 15 Gusht 2020 14:47

Sulmuesi i krahut, Gentrit Begolli pas një viti të kaluar tek Flamurtari është rikthyer përsëri tek Llapi.

Begolli ka nënshkruar kontratë një vjeçare me klubin dhe është bashkuar me pjesën tjetër të skuadrës në stërvitje.

“Gentrit Begolli, 28 vjeç, i lindur në Prishtinë ka qenë pjesë e Llapit në dy edicione: 2017/18 dhe 2018/19 ku në 38 ndeshje të zhvilluara kishte arritur shifrën e 4 golave dhe 4 asistimeve”, thuhet në njoftimin e Llapit.

Begolli ka bërë më parë karrierë edhe te Prishtina.

Llapi është një nga klubet që ka ofruar më së shumti futbollistë në këtë afat kalimtar, pasi sezonin e shkuar vetëm në fund e siguroi mbijetesën.

-->