Zyrtare: Bayern Munich refuzon zyrtarisht të marrë pjesë në Superligën Evropiane

Futboll 20 Prill 2021 16:18

Një ndër skuadrat që ka refuzuar t’i bashkohet Superligës Evropiane është Bayern Munich, dhe tashmë kjo është zyrtare, raporton Insporti.

Lajmin e ka konfirmuar gazetari italian, Fabrizio Romano, i cili në rrjetin social Twitter shkroi: “Deklarata zyrtare. Bayern Mynih njofton dhe konfirmon se NUK do të bashkohet me # SuperLigën.”

12 klube të mëdha evropiane e kanë nisur një iniciativë për krijimin e një gare të re.

Barcelona, Real Madridi, Liverpooli, Juventusi dhe klube tjera synojnë ta fillojnë këtë garë në gusht të këtij viti.

Mirëpo, kjo ide është kundërshtuar ashpër nga UEFA dhe FIFA, të cilat kanë paralajmëruar sanksione ndaj klubeve në fjalë.

Ndryshe, Superliga do të jetë garë e mbyllur dhe do t’i japë fund garës më të famshme evropiane për klube, Ligës së Kampionëve, nëse jetësohet./ Insporti.com

-->