Zyrtare: Gjilani konfirmon dy lojtarë të huaj

Trevin Caesar dhe Mauricio Jose Marinho janë emrat që sot kanë finalizuar marrëveshjen me Gjilanin, transmeton Insporti.
Sulmuesi Trevin Caesar ka një karrierë të gjatë si futbollist ku është dhe reprezentues i kombëtares së Trinidadit e Tobagos, i cili ka rreth 20 paraqitje duke realizuar tre gola.
Ai ka bërë karrierë në futbollin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku u paraqit për shumë skuadra, kurse edicionin e fundit ai luajti për skuadrën e Svay Rieng, Kamboxhia.
Mauricio Jose Marinho vjen nga kampionati Brazilian, dhe luan qendërmbrojtës.
Karrierën e tij si futbollistë e ka realizuar në vendlindjen e tij ku pati paraqitje në ekipe të ndryshme.
Lojtari në skuadrën e Gjilanit vije nga ekipi Esporte Clube Democrata nga Brazili.