Zyrtare: Gjilani transferon futbollistin argjentinas

Futboll 12 Qershor 2021 21:56

Gjilani ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e sulmuesit anësor, Agustin Torassa, i cili në sezonin e fundit ishte pjesë e Tiranës.

Bëhet fjalë për sulmuesin e njohur anësor argjentinas, Torassa, i cili ka bërë karrierë të madhe në Superligën e Shqipërisë.

“Sport Club Gjilani komunikon angazhimin e futbollistit Agustin Torassa”.

“Klubi dhe futbollisti kanë gjetur akordin, duke finalizuar marrëveshjen mes tyre e cila do të jetë e vlefshme për dy edicionet e radhës”, thuhet në njoftim.

-->