Zyrtare: Gjyqtari i Juventus – Real, do ta drejtojë edhe ndeshjen Real – Bayern

UEFA ka konfirmuar emrat e personave zyrtarë në ndeshje te Ligës së Kampionëve që zhvillohen në mesjavë.
Fjala është ndeshjet e kthimit të gjysmëfinales së garës më të madhe në futbollin evropian dhe fokusi i të gjithëve me të drjetë është në takimin midis Real Madridit dhe Bayernit.
Ndeshja që zhvillohet në Santiago Bernabeu pritet të jetë me e lehtë për Realin që ka epërsi 2:1 nga takimi i parë dhe fitorja e madhe në Allianz Arena të Munihut.
Këtë takim do ta drejtojë një prej gjyqtarëve më të njohur në Evropë, i cili është posaçërisht mirë i njohur për ekipet e futbollit spanjoll.
Fjala është për turkun Cuneyt Cakir, i cili ka qenë gjyqtar i shumë takimeve, disa prje tyre vendimtare të Barcelonës, Realit dhe Atletico Madridit në Evropë.
Madje, Marca e ka cilësuar si njeri që i sjellë fat Realit, meqë ekipi mbretëror e ka humbur vetëm dy ndeshje që e ka udhëhequr Cakir, i ka barazuar dy dhe i ka fituar të gjitha ndeshjet tjera.
Cakir ka qenë gjyqtar në takimin midis Juventusit dhe Real Madridit, kur Reali fitoi 3:0 në Torino.
Cakir ka referuar edhe finalen e Ligës së Kampionëve më 2015, kur Barcelona kishte mundur Juventusin 3:1.