Zyrtare: Goditet Manchester City – mbrojtësi startues dënohet me tri ndeshje mos-lojë

Futboll 28 Janar 2022 18:27

Manchester City ka marrë goditje të rëndë nga UEFA.

UEFA sot ka shqyrtuar çështjen e kartonëve të kuq dhe ka caktuar masat e dënimeve për lojtarët.

Nico Barella i Inter u dënua me dy ndeshje mos-lojë, kurse akoma më keq qëndron puna për Kyle Walker.

Walker është dënuar me tri ndeshje mos lojë, pas kartonit të kuq ndaj Leipzig, përcjell lajmi.net.

Ndëshkimi me të kuq i Walker është konsideruar si ‘sulm’ ndaj kundërshtarit.

Guardiola do të duhet të bëjë kalkulimet e tij pa Kyle Walker, në ndeshjen ndaj Sporting Lisbonës.

-->