Zyrtare: Grapci vazhdon me Rahovecin

Superliga 17 Korrik 2019 14:11

KB Rahoveci ka njoftuar se ka vazhduar kontratën me basketbollistin Rron Grapci.

Lajmi është bërë i ditur në faqen e tyre zyrtare, duke treguar edhe një hërë vendosshmëri që klubi të luftojë për trofe edhe këtë sezon.

“Rron Grapci zyrtarisht edhe një vit në Rahovec”, shkruan KB Rahoveci.

‘Vreshtarët’ priten që këtë vit të luajnë në FIBA Euro Cup andaj po synojnë të krijojnë një skuadër të fuqishme.

Rahoveci edicionin e shkuar ishin finalist i Kupës dhe nënkampion.