Zyrtare: Hakim Ziyech futbollist i Chelseat

Klubi i Ajaxit ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me Chelsean për transferimin e Hakim Ziyechut.
Hakim Ziyech nga vera e këtij viti do të jetë futbollist i gjigantit anglez, ka konfirmuar klubi i madh holandez, transmeton Insporti
“Ajaxi dhe Chelsea kanë arritur marrëveshje për transferimin e Hakim Ziyech. Lojtari do t’i bashkohet klubit të Premierligës më 1 korrik 2020 dhe do të përfundojë këtë sezon në Amsterdam”, thuhet në njoftim të klubit.
138 days of magic left.
Let’s enjoy every single touch… ✨— AFC Ajax (@AFCAjax) February 13, 2020
“Klubet kanë arritur marrëveshje për transferimin me vlerë 40 milionë euro. Kjo shumë mund të ngritet në vlerë të 44 milionë eurove”, thuhet në njoftim.
Kontrata e marokienit 26-vjeçar me klubin holandez ishte e paraparë të skadonte më 30 qershor 2022.
Ziyech e ka bërë debutimin me Ajaxin më 11 shtator 2016. I lindur në Holandë, ai ka zhvilluar 160 takime zyrtare me Ajaxin, duke shënuar 49 gola. /Insporti.com/
Hey @ChelseaFC, you have to believe in his magic.
And great things will happen. ?
#??????????? pic.twitter.com/XMYCtuYR2e
— AFC Ajax (@AFCAjax) February 13, 2020