Zyrtare: Haxhi Krasniqi këtë të shtunë kthehet në ring, konfirmohet kundërshtari

Sporte luftarake 19 Gusht 2020 15:20

Boksieri shqiptar, Haxhi ‘Robin’ Krasniqi këtë të shtunë do t’i rikthehet ringut.

Tashmë është konfirmuar kundërshtari dhe dueli do të zhvillohet këtë të shtunë.

Krasniqi në llogarinë e tij ka shkruar se do të përballet me Stanislav Eschner nga Çekia. Ai do të bëjë rikthimin në ring pas 15 muajsh.

Më poshtë njoftimi i plotë:

“Duel zhvillimprurës këtë të Shtunë në Gjermani!

Robin Krasniqi do të rikthehet këtë të Shtunë në Ring, pas një pauze 15-mujore. Ky është edhe rikthimi në kategorinë e mëparshme, në gjysmë të rëndën.

Kundërshtari i Robinit është 31-vjeçari nga Çekia, Stanislav Eschner.
Dueli do të zhvillohet në Magdeburg, në ambientet e hapura të „Seebühne Elbauenpark”, ka shkruar Haxhi Krasniqi.

-->