Zyrtare: Hazard prezantohet te Real Madridi në këtë datë

Futboll 30 Maj 2019 11:49

Eden Hazardin e ndajnë vetëm ditët nga transferimi te Real Madridi.

Pasi e ndihmoi Chelsean ta fitojë Ligën e Evropës me dy gola dhe një asist në fitoren 4:1 kundër Arsenalit, Hazard konfirmoi se në verë do të largohet nga klubi.

Pas dy titujve të Premierligës të fituar, një FA Kupë dhe dy trofeve të Ligës së Evropës, Hazardi ka vendosur t’i thotë lamtumirë gjigantit anglez në mënyrën më të mirë të mundshme.

Njeriu i ndeshjes nga finalja që u luajt në Baku, muajin e ardhshëm do të zyrtarizohet si futbollist i Realit.

Në fakt, belgu 28-vjeçar pritet t’i bashkohet Los Blancos të hënën më 3 qershor, sipas mediave në Spanjë.

Fitimi i Europa Ligës në Baku ishte fokusi kryesor i Hazardit në fundin e sezonit, teksa para finales kishte njoftuar se vendimin për të ardhmen e kishte marrë javë më parë.

Belgu tashmë pas triumfit në finale mund ta kthejë vëmendjen te dëshira e tij për të kaluar në “Santiago Bernabeu”.

Presidenti i Real Madridit, Flroentino Perez në një intervistë të dielën me Onda Cero, pohoi se anësori belg është objektivi primar i Zinedine Zidane për projektin e ri, por nuk tha më shumë, duke e konsideruar faktin se lojtari të mërkurën do të luante një ndeshje të madhe. /Insporti.com/