Zyrtare: Hekuran Kryeziu kalon tek skuadra e madhe zvicerane

Futboll 31 Maj 2018 16:26

Hekuran Kryeziu nga sot është zyrtarisht futbollist i skuadrës së Zurich-ut. Mesfushori i përfaqësueses së Kosovës ka nënshkruar kontratë tri vjeçare, deri në vitin 2021, me 12 herë kampionin e Zvicrës.

Lajmi është konfirmuar sot nga klubi i Zurich, i cili ka njoftuar se 25-vjeçari kosovar ka arritur marrëveshje me klubin pas largimit nga Luzerni si lojtar i lirë.

“Mesfushori 25-vjeçar Hekuran Kryeziu do të jetë nga sezoni tjetër pjesë e FC Zurich”, thuhet në njoftimin e klubit të Zurich-ut.

Kryeziu u largua nga Luzerni pas përfundimit të sezonit 2017/18, meqenëse i përfundoi kontrata me klubin e fëmijërisë së tij dhe nuk arriti marrëveshje për vazhdimin e kontratës. /Insajderi.com

-->