Zyrtare: Hidhet shorti – Feronikeli e mëson kundërshtarin për Ligën e Kampionëve

Futboll 11 Qershor 2019 12:30

Kampioni i Kosovës në futboll, Feronikeli e ka kuptuar kundërshtarin për ndeshjet paraeliminatore të Ligës së Kampionëve që zhvillohen në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Me 25 qershor, Feronikeli do të ndeshjet me kampionët e Gjibraltarit, Lincoln Red Imps.

Ndeshja tjetër zhvillohet po të njëjtën ditë mes Tre Penne dhe FC Santa Coloma.

Finalja zhvillohet pas tri ditësh me 28 qershor.

Gjysmëfinale (25 qershor)

Feronikeli (KOS) vs Lincoln Red Imps (GIB)

Tre Penne (SMR) vs FC Santa Coloma (AND)

Finale (28 qershor)

Feronikeli/Lincoln v Tre Penne/Santa Coloma

Të gjitha ndeshjet zhvillohen në stadiumin “Fadil Vokrri”.