Zyrtare: Hidhet shorti për gjysmëfinalet e FA Cup

Futboll 18 Mars 2018 20:22

Është hedhur shorti për fazën gjysmëfinale të FA Cup.

Katër gjysmëfinalistët: Chelsea, Tottenham, Manchester United dhe Southampton, kanë mësuar se me kë do të përballen në këtë fazë të garës.

Shorti ka vënë përballë Chelsean me Southamptonin, ndërkaq Manchester United do të ketë përballë Tottenhamin.

Chelsea mposhti Leicesterin për të arritur në gjysmëfinale, Southampton mundi Wigan Athletic, ndërkaq Manchester United e Tottenham, triumfuan përballë Brightonit, respektivisht Swansea.

Takimet gjysmëfinale do të luhen më 21 dhe 22 prill në ‘Wembley’. /Insporti.com