Zyrtare: Idriz Voca nënshkruan me klubin italian

Kombëtarja 27 Janar 2022 17:51

Mesfushori Idriz Voca ka nënshkruar kontratë me Cosenzan në Serie B. Ka qenë menaxheri i lojtarit, Gëzim Ibrahimi, ai që ka postuar një foto të Vocës në rrjetet sociale me fanellën e klubit italian.

Mësohet se Voca ka nënshkruar për dy vite e gjysmë me klubin italian, transmeton ‘Telegraph’.

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, kishte mbetur pa klub në gjashtë muajt e fundit, pasi ndërpreu kontratën me Ankaragucu.

Karrierën si lojtar Voca e ka filluar te Luzern, ndërsa së fundmi stërviti për disa ditë më këtë klub.

Cosenza lufton për mbijetesë në Serie B, pasi aktualisht gjendet në vendin e 17 me 16 pikë.

-->