Zyrtare: Ilir Latifi tërhiqet nga lufta e karrierës

Sporte luftarake 08 Korrik 2018 14:54

Një lajm i keq për adhuruesit e Ilir Latifit dhe adhuruesit shqiptarë të MMA në përgjithësi është konfirmuar dhe lidhet me ngjarjen UFC Fight Night 134 që zhvillohet në Hamburg të Gjermanisë, pas dy javësh.

Ilir Latifi ishte paraparë që në këtë meç të takohet me brazilianin Glover Texeira, në atë që ishte paralajmëruar si meçi më i rëndësishëm në karrierën e Latifit, meqë më pas do ti mundësonte atij të hynte rrethin e gushtë të pretendentëve për titull bote në UFC, rapoorton Insporti duke u bazuar në rang listat e publikuara këtë vit.

Mirëpo, Latifi ka konfirmuar se është tërhequr nga kjo luftë pë shkak të një lëndimi dhe organizatorët tash janë duke kërkuar luftëtarin zëvendësues për duelin kryesor të asaj mbrëmjeje.

Latifi është konsideruar ndër pesë më të mirët në kategorinë e rëndë pas fitores së tij ndaj Ovince St Preux, më herët këtë vit, mirëpo, tërheqja nga kjo luftë, do ta zgjasë rrugën e tij drejt luftës për titull bote.

-->