Interi pa super lojtarin kundër Juventusit

Futboll 07 Dhjetor 2018 08:33

Radja Nainggolan edhe zyrtarisht ka mbetur jashtë skuadrës për derbin d’Italia me Juventusin, por është rikthyer Sime Vrsaljko.

Belgu është lënduar kundër Tottenham Hotspur në Champions League, dhe ishte e pritshme se do të humbasë ndeshjen e sotme.

Luciano Spalletti ka zbuluar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen me “Zonjën e Vjetër” me Nainggolan që është lënë jashtë, mbrojtësi i djathtë, Sime Vrsaljko është përfshirë në skuadër, shkruan Insporti.

Skuadra e Interit për ndeshjen me Juventusin: Handanovic, Padelli, Berni, Vrsaljko, De Vrij, Ranocchia, Asamoah, Miranda, D’Ambrosio, Skriniar, Gagliardini, Vecino, Joao Mario, Borja Valero, Perisic, Brozovic, Icardi, Lautaro Martinez, Keita Balde, Politano, Candreva. /Insporti.com/