ZYRTARE: Ish-lojtari i Prishtinës nënshkruan me KB Pejën

Superliga 21 Korrik 2021 23:10

KB Peja po vazhdon të përforcoj skuadrën për sezonin e ardhshëm.

“Shqiponjat” kanë zyrtarizuar edhe transferimin më të ri, ai është ish-anëtari i Prishtinës, Daniel Lekndreaj.

Lekndreaj ishte njëri nga lojtarët më të rëndësishëm të Prishtinës, ku gjatë sezonit të kaluar ai njoftoi largimin nga skuadra për tu rikthyer në Shiqpëri.

Ai do ta vazhdojë karrirën në “Karagaq” pasi arriti marrëveshje me KB Pejën.

Lajmin për trasnferimin e Lekndreaj e ka zyrtarizuar KB Peja përmes llogarisë zyrtare në Facebook

-->