Zyrtare: Ish-sulmuesi i Liverpoolit përjashtohet nga futbolli, ja sa nuk do të luajë

Futboll 18 Korrik 2019 13:53

Ish-sulmuesi i Liverpoolit dhe Anglisë, Daniel Sturridge nuk do të mund të luajë futboll për një kohë të caktuar, për shkak se ka thyer rregullat e basteve.

Sturridge, që deri këtë edicion ishte futbollist i Liverpoolit, duke u shpallur kampion i Evropës, është përjashtuar nga futbolli i luajtur për dy javë, transmeton Insporti

29-vjeçari po ashtu është dënuar me shumën e 75 mjë funteve, raporton BBC.

Atij i ishte dhënë një ndëshkim prej gjashtë javëve, katër prej të cilave i janë hequr, që do të thotë se ai do të mund të luajë sërish më 31 korrik.

Ndër akuzat që i ishin bërë sulmuesit, kanë të bëjnë me kohën kur ai e kishte udhëzuar vëllain e tij, Leon që të vinte bast se ai do të kalonte në Sevilla, në janar të 2018-tës.

Nga 11 prej akuzave, Sturridge u gjet fajtor në dy prej tyre, se e kishte udhëzuar vëllanë për të vënë bast dhe se i kishte dhënë atij dhënë informacione të brendshme.

Federata e Futbollit e Anglisë (FA) ka bërë të ditur se do ta apelojë këtë vendim të komisionit rregullator për t’ia ulur dënimin futbollistit, duke kërkuar ndëshkim më të rëndë. /Insporti.com/