Zyrtare: Istogu transferon sulmuesin nga Anglia

Futboll 18 Janar 2022 21:14

Skuadra e Istogut ka prezantuar sulmuesin nga Anglia, Jalen Miller, transmeton Insporti.

Sulmuesi Miller ka nënshkruar kontratë me Istogun deri me 30 Qershor 2022. Ai është vetëm 20 vjeçar, luan në pozitën e sulmuesit tipik.

Njoftimi i plotë i FC Istogut:

Football Club Istogu me kënaqësi njofton të gjithë opinionin sportiv, dashamirët dhe tifozët e Istogut, që klubi ka përmbyllur me sukses marrëveshjen me super sulmuesin që vije nga futbolli anglez, Jalen Miller.

Sulmuesi Miller ka nënshkruar kontratë me Istogun deri me 30 Qershor 2022, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër!

Jalen është vetëm 20 vjeçar, luan në pozitën e sulmuesit tipik.

Miller ka pasur paraqitje tepër të mira me skuadrën e tij FC Arlesey Toën, që bënë gara në kategoritë e ulëta të futbollit anglez

Ardhja e Miller do ti ndihmojë mjaft shumë skuadrës së Istogut në fazën e sulmit!.

-->