Zyrtare: Jadon Sancho, futbollist i Manchester Unitedit

Futboll 23 Korrik 2021 14:28

Manchester Unitedi ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e Jadon Sancho nga Borussia Dortmundi.

Klubi anglez dhe ai gjerman u pajtuan për çmimin prej 85 milionë eurosh të transferimit, gjatë kohës sa Sancho ishte në Euro 2020 me Anglinë.

Megjithatë, tashmë pas disa ditësh është zyrtarizuar gjithçka dhe Sancho e ka veshur fanellën e Djajve të Kuq.

Është vet klubi anglez që ka njoftuar me anë të rrjeteve sociale transferimin e Sanchos.

“Manchester United është i kënaqur të njoftojë nënshkrimin e Jadon Sancho, duke e mbajtur atë në klub deri në qershor 2026, me mundësi për një vit tjetër”, thuhet në njoftim.

Gjatë prezantimit të Sanchos ishte edhe trajneri Ole Gunnar Solskjaer.

Ndryshe, 21-vjeçari ka shënuar 50 gola dhe 64 asistime në katër sezone me Dortmundin. 

-->