Zyrtare: Jasmin Raboshta futbollist i Llapit

Futboll 06 Janar 2020 13:37

Sulmuesi shkodran, Jasmin Raboshta është prezantuar si futbollist i Llapit, shkruan Insporti.com.

Insporti të dielen raportoi se marrëveshja është arritur dhe gjatë ditës së sotme do bëhej zyrtarizimi i tij.

Raboshta në gjashtë muajt e parë ishte pjesë e Vushtrrisë duke shënuar katër gola.

Shkodrani 29 vjeçar është sjell në Llap si zëvendësues i Sebino Plaku, i cili dje kompletoi transferimin e tij në SC Gjilan.

Raboshta dhe Batatina konfirmojnë marrëveshjen, nga nesër sulmuesi shkodran pjesë e Llapit

 

 

Më poshtë njoftimi zyrtar i Llapit:

Podujevë, 6 janar 2020 – Qendërsulmuesi shkodran, Jasmin Raboshta nga dita e sotme është futbollist i Llapit. Raboshta ka nënshkruar kontratë me klubin deri në përfundim të këtij edicioni me mundësi vazhdimi edhe për 1 vit.

Jasmin Raboshta, 29 vjeç, i lindur më 30.04.1990. Qendërsulmunes i shumë skuadrave në Shqipëri, si dhe ka provuar aventurën për dy vite në Turqi, ku në total në karrierën e tij ka shënuar 120 gola.

Raboshta vie si një përforcim me vlerë të madhe në repartin e sulmit.

MIRËSEVJEN JASMIN RABOSHTA! ⚪️?

-->