Zyrtare: Jep dorëheqje kryetari i klubit të Superligës

Superliga 22 Korrik 2019 12:19

KB Rahoveci ka njoftuar se kryetari i deri tanishëm i klubit, Bekim Hoxha ka dhënë dorëheqje.

Arsyeja e largimit të Hoxhës nga ky post është hyrja në fuqi e ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit.

Për të njëjtin problem ditë më parë ishte larguar edhe Blerand Stavileci nga KB Prishtina.

Më poshtë njoftimi i KB Rahovecit:

DORËHIQET BEKIM HOXHA, ALBAN RAMA EMËROHET USHTRUES DETYRE I KRYETARIT

Bordi i KB Rahoveci në një mbledhje të rregullt të mbajtur të dielën ka aprovuar kërkesën për dorëheqje të kryetarit të klubit z.Bekim Hoxha. I njejti ka njoftuar bordin se është i detyruar të tërhiqet nga pozita drejtues për shkak të hyrjes në fuqi të Ligjit të ri për Parandalimin e Konflikimit të Interesit, ku Neni 14 i këtij ligji decidivisht pamundëson që një person të mbaj njëkohësisht pozitën e zyrtarit publik dhe atë të Kryetarit të Klubit, meqë klubi është i regjistruar si Organizatë Joqeveritare. Anëtarët e bordit kanë falenderuar kryetarin Hoxha për punën e tij 5 vjeçare, ndërsa i njejti konformë aspekteve ligjore do të vazhdoi kontribuntin në skuadër. Pas këtij vendimi dhe diskutimeve të gjera në bord, po ashtu me vot unanime është vendosur që ushtrues i detyrës së kryetari të klubit të emërohet anëtari i bordit, Alban Rama. Klubi aktualisht ndodhet në mes e shumë përgaditjeve për sezonën e re, punë të cilat kërkojnë fokus dhe angazhim intenziv nga i gjithë bordi.Bordi i KB Rahoveci ashtu edhe si në të kaluarën garanton që skuadra jonë këtë edicion do të jetë edhe me fortë se në edicionin paraprakë, derisa pjesëmarrja në gara ndërkombëtare është garanci se na pret një super sezonë.

DORËHIQET BEKIM HOXHA, ALBAN RAMA EMËROHET USHTRUES DETYRE I KRYETARIT Bordi i KB Rahoveci në një mbledhje të…

Gepostet von KB Rahoveci am Montag, 22. Juli 2019