ZYRTARE: JJ Redick i jep fund karrierës – pensionohet nga NBA

Basketboll 21 Shtator 2021 15:16

JJ Redick i ka dhënë fund karrierës së tij në basketboll.

Jonathan Clay “JJ” Redick, ka vendosur që pas 14 viteve në NBA t’i jap fund karrierës.

Së fundmi i aktivizuar me Dallas Mavericks, Redick ka luajtur edhe me skuadra si LA Clippers, Pelicans, 76ers, Bucks e Magic.

Pika më e fortë e lojës së JJ Redick ishin gjuajtjet e sakta për tre pikë.

Redick do t’i mungojë parketit të NBA, pasi ai ishte një nga fytyrat që nuk mungoi në ‘Play Off’.

-->