Zyrtare: Joao Cancelo i Manchester Cityt – Danilo i Juventusit

Futboll 07 Gusht 2019 22:07

Manchester City ka zyrtarizuar blerjen më të re. Bëhet fjalë për portugezin Joao Cancelo që luan në krahun e djathtë të mbrojtjes.

City ka paguar 26 milionë funte te Juventusi për Cancelon plus ka shitur edhe Danilon në skuadrën italiane.

Marrëveshja e shkëmbimit përfshiu transferimin e Cancelos në “Etihad” për 60 milionë funte, derisa Juventusit, 28-vjeçari brazilian Danilo i ka kushtuar 34 milionë funte.

Cancelo ka nënshkruar marrëveshje gjashtë vjeçare me kampionët e Premier Ligës.

“City janë një klub fantastik, me një menaxher brilant dhe jam i lumtur që jemi këtu”, ka thënë ai pasi është pajtuar me kushtet personale dhe ka kompletuar testet mjekësore.

Ndërkaq, edhe Juventusi ka prezantuar Danilon.

Biankonerët kanë njoftuar se me brazilianin kanë arritur marrëveshje pesë-vjeçare.

Ai ka qenë pjesë e ekipit të Guardiolas në dy sezonet kur “Citizens” janë shpallur kampionë të Premierligës për dy vite rresht, por nuk është parë si zgjedhja e parë e Guardiolas. /Insporti.com/