Zyrtare: Joshua – Pulev zhvillohet me tifozë

Boks 02 Dhjetor 2020 14:38

Sfida e madhe e boksit në kategorinë e peshave të rënda në mes anglezit Anthony Joshua dhe bullgarit Kubrat Pulev do të zhvillohet me praninë e tifozëve.

Mediet në Angli kanë raportuar se autoritetet lokale kanë lejuar që tifozët të jenë të pranishëm në rast se ndjekin rregullat e caktuara ndaj pandemisë COVID-19.

Në këtë përballje do të lejohen 1 mijë tifozë teksa sfida do të zhvillohet në “SSE Arena”.

Ky meç ishte paralajmëruar që të zhvillohej kanë pasur plan të përballen në qershor, por ndeshja është shtyrë shkaku i pandemisë së koronavirusit.

Joshua do provojë të mbrojë titujt si IBF, WBA, WBO dhe IBO kundër Pulev me 12 dhjetor.

-->