Zyrtare: Kaq tifozë do të jenë të pranishëm në ‘Final 8’ të Kupës në basketboll

Basketboll 31 Janar 2021 12:32

Organizatori i Final 8, KB Ylli ka njoftuar se ndeshjet në kuadër të turneut do të mbahen në prani të tifozëve.

Pas përpjekjeve të shumta, Ylli në bashkpunim me Federatën e basketbollit të Kosovës, kanë njoftuar që ndeshjet që do te mbahen në kuadër të Final 8 të Kupës së Kosovës do të zhvillohen në praninë e tifozëve.

Ndeshjet do ti përmbahen rregullave anti-COVID-19, dhe kapaciteti maksimal i tifozëve që do të lejohen të hyjnë në sallë, është rreth 200 persona.

-->