Zyrtare: KB Bashkimi e konfirmon vendimin e madh për klubin

Superliga 10 Shtator 2019 10:36

Klubi i  basketbollit Bashkimi ka marrë konfirmimin se i është hequr pengesa e FIBA-s për regjistrim të basketbollistëve si dhe për pjesëmarrje në garat e Superligës.

Kësisoj skuadra nga Prizreni do të marrë pjesë në Superligën e Kosovës këtë edicion, ka bërë të ditur klubi përmes një njoftimi, raporton Insporti

Më poshtë keni njoftimin e plotë të klubit:

Të nderuar,

Sot në adresë të klubit ka arritur konfirmimi që KB Bashkimit i është larguar përkohësisht pengesa nga FIBA për regjistrim të lojaterëve dhe pengesa për pjesëmarrje në gara në Superlig. Në adresë të palëve të dëmtuara fillimisht janë paguar 17,000.00 euro, me kusht që brenda dhjet muajve në vijim klubi do të paguaj edhe shifrën e mbetur prej 43,000.00 euro që në total bëjnë 60,000.00 euro.

Largimi i ketyre pengesave erdhi si rrjedhojë marrveshjes me lojtarë (Samadan dhe Gruev) të cilët janë fitues të rastit gjyqësor ndaj KB Bashkimi. Për këtë duhet të falenderojmë angazhimin e kryesisë, drejtorit Ehat Oreshka, dhe perkrahjen e kryetarit Mytaher Haskuka.

KB Bashkimi do të garojë ne Superligën e Kosovës për edicioni 2019-2020!

Këtë vit shpresojmë që edhe përkundër vështrsive që kemi , me perkrahjen sportëdashësve prizrenas e sidimos me përkrahjen e pakursyer të tifozëve të qytetit Arpagjikve do të arijmë ti tejkalojmë këto sfida!