Zyrtare: KB Peja në finale, Ponte Prizreni eliminohet pas përleshjes fizike

Superliga 05 Maj 2021 11:35

Përleshja e djeshme në ndeshjen Prizreni – Peja i ka shkuar për shtati klubit pejan.

Klubi i Pejës me anë të një njoftimi në rrjetin social “Facebook” ka njoftuar se e ka fituar këtë ndeshje me rezultat zyrtar, 0:20, transmeton Insporti.com.

Gjithashtu, pas këtij incidenti Peja është dënuar me 600 euro, teksa Dardan Berisha me 100 euro.

Me këtë fitore, Peja kualifikohet në finalen e madhe të fazës “Play-Off”, aty ku do të përballet me Yllin.

Njoftimi i plotë i Pejës:

Jemi në finale por jo në mënyren se si dëshiruam .
Rezultati final:
KB Ponte 00 – 20 KB Peja
Jemi të detyruar të ju kërkojmë falje dashamirësve të basketbollit që nuk patëm mundësi të ju dhurojmë spektaklin e pritur.

Dënimet e FBK-së drejt KB Peja:
13.Konform Nenit 49.11 të Propozicioneve të Garave, KB Peja dënohet me 600 euro.
Brandon Walters (KB Peja) Konform Nenit 50.6 të Propozicioneve të Garave dënohet me 400 euro dhe 2 ndeshje mos paraqitje për KB Peja.
Aj Walton (KB Peja) Konform Nenit 50.6 të Propozicioneve të Garave dënohet me 400 euro dhe 2 ndeshje mos paraqitje për KB Peja.
Dardan Berisha (KB Peja) Konform Nenit 50.1 të Propozicioneve të Garave dënohet me 100 euro“.

-->