Zyrtare: KB Prishtina prezanton qendrën amerikane

Superliga 10 Mars 2022 17:50

Klubi i basketbollit Sigal Prishtina ka prezantuar edhe një basketbollist të enjten. 

Bëhet fjalë për qendrën amerikane, Devin Thomas.

26-vjeçari i gjatë 206 centimetra së fundi luajti në Estoni te Kalev/Cramo, ndërsa karrierë ka bërë edhe në Argjentinë, Izrael, Spanjë dhe Turqi.

Prishtina ditën e sotme e ka prezantuar edhe fundorin Henry Dugat.

-->