Zyrtare: KB Rahoveci nënshkruan me basketbollistin amerikan

Superliga 23 Janar 2022 23:45

Deshawn Wilson Jr është përforcimi më i ri i KB Rahovecit në afatin kalimtar të janarit.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit të Rahovecit.

Fundori amerikan ka zbarkuar në “Mizahir Isma”, ndërsa së fundmi është paraqitur në elitën armene të basketbollit.

Deshawn luan në pozitën e organizatorit derisa te skuadra e tij Ararat Yerevan është paraqitur me mesatare prej: 27.5 pikë për ndeshje, 6.5 asistime për ndeshje, 4.6 kërcime për ndeshje si dhe pati 3.0 topa të vjedhur.

-->