Zyrtare: Keisuke Honda befason me ekipin e ri
Futboll
06 Gusht 2018
11:08
Mesfushori i njohur i Kombëtares së Japonisë, Keisuke Honda, është bërë me skuadër të re, transmeton Insporti.
‘Sportmediaset’ shkruan se ish-futbollisti i Milanit është zyrtarizuar sot si futbollist i skuadrës nga Australia, Melbourne Victory.
32-vjeçari në edicionin e fundit luajti në Meksikë te ekipi i Pachucas.
Nagoya Grampus, VVV-Venlo, CSKA Moscoë dhe Milan janë klubet në të cilët është aktivizuar gjatë karrierës së tij Honda.
Honda mori pjesë me Japoninë edhe në Kampionatin Botëror që u organizua në këtë verë në Rusi. /Insporti.com/