Zyrtare: Këta janë gjyqtarët që do ta ndajnë drejtësinë në ndeshjen Kosova – Malta

Futboll 04 Qershor 2021 10:25

Përfaqësuesja e Kosovës sonte do të zhvillojë ndeshjen e radhës miqësore kundër Maltës, në Austri, raporton Insporti.com.

Në këtë ndeshje drejtësinë do ta ndajnë katërshja e gjyqtarëve austriak.

Christopher Jaeger do të jetë gjyqtari kryesor, kurse ndihmësit e tij do të jenë Andreas Staudinger dhe Sara Telek.

Alan Kijas do të jetë gjyqtari i katërt për sonte.

Kjo ndeshje do të zhvillohet me fillim të orës 18:00.

“Dardanët” ditë më parë mposhtën San Marinon në “Fadil Vokrri” me rezultat 4:1. /Insporti.com/

-->