Zyrtare: Këto janë datat e reja të finaleve të Ligës së Kampionëve dhe Europa League

Futboll 17 Mars 2020 14:36

UEFA ka vendosur që ta shtyjë kampionatin EURO 2020 deri më 2021 dhe kjo i ka liruar vendin Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës që të kompletoen në qershor.

Organi më i lartë i futbollit në Evropë, sot pas mbledhjeve me videolidhje me 55 Federatat anëtare, mori vendim që Evropiani të shtyhet për verën e vitit tjetër, trasnmeton Insporti

Kësisoj, finalet e Champions League dhe Ligës së Evropës do të zhvillohen në muajin qershor.

Më saktë, finalja e Ligës së Kampionëve do të zhvillohet më 27 qershor, kurse ajo e Europa League tri ditë më herët, më 24 qershor.

Finalja e Ligës së Kampionëve do të zhvillohet në Istanbul, ashtu siç ishte planifikuar.

Datat origjinale të të dy finaleve ishin 30 maj dhe 27 maj, respektivisht, por pandemia e koronavirusit ndikoi që këto orare të ndryshohen. /Insporti.com/

-->