Zyrtare: Keylor Navas te PSG – Areola në Real Madrid

Futboll 02 Shtator 2019 20:19

Paris Saint-Germain ka zyrtarizuar blerjen e portierit Keylor Navas nga Real Madrid.

Portieri nga Kosta Rika ka nënshkruar një kontratë katër vjeçare me klubin nga kryeqyteti francez deri më 30 qershor 2023.

Navas që ka dhe kombësi spanjolle, është lojtari i parë që vjen nga Kosta Rika në historinë e klubit të Paris Saint-Germain.

Në Spanjë ai kanë luajtur te Albacete (2010-2011, 36 ndeshje), më pas në Levante (2011-2014, 70 ndeshje), për tu bashkuar pastaj te Real Madridi.

Keylor te Real Madridi bëri 162 paraqitje.

Ai fitoi cdo gjë që fitohet me këtë klub, përfshirë edhe tri Liga të Kampionëve.

Ndërkohë, Alphonse Areola është transferuar edhe zyrtarisht te Real Madridi në formë huazimi nga Paris Saint Germian.

Portieri francez do të qëndrojë në huazim te Los Blancs për këtë sezon që sapo ka filluar. Areola do të qëndrojë në Santiago Bernabeu deri më 30 qershor të vitit 2020, mirëpo pa opsion për ta blerë.

Portieri 26-vjeçar që ka tri paraqitje në Kombëtare e Francës është në kontratë me PSG-në deri në vitin 2023.

Në anën tjetër, kampioni i Ligue 1 e ka transferuar Keylor Navasin me kontratë trevjeçare me një pagë prej gjashtë milionë euro në sezon.