Zyrtare: Kjo është skuadra e re e Fabregasit

Futboll 08 Janar 2019 11:51

Transferimi i Cesc Fabregas te Monaco është punë e kryer.

Mesfushori spanjoll, që këtë fundjavë e zhvilloi paraqitjen e tij të fundit me Chelsean, do të bëhet me skuadër të re, por jo në afatin e janarit.

Spanjolli 31-vjeçar, do të arrijë marrëveshje me Monacon ku do t’i bashkohet ekipit francez në verë, bën të ditur Sky Sports, përcjell Insporti

Sipas burimeve të Sky, Fabregas ka arritur marrëveshje tre-vjeçare me klubin e madh francez, ku do të transferohet në afatin kalimtar të verës.

Ky burim më tej shton se Chelsea dëshiron ta gjejë një zëvendësues të spanjollit, para se ta lejojë atë të largohet. /Insporti.com