Zyrtare: Klubet angleze largohen nga Superliga, Arsenali kërkoi falje

Futboll 21 Prill 2021 00:17

Drama e Superligës Evropiane mori fund. Të gjitha klubet angles janë larguar pas një presioni të madh nga UEFA Dhe tifozët e tyre në mbarë botën, raporton Insporti.com.

Manchester City u larguar fillimisht, më pas Manchester United, Liverpool, Arsenal, Chelsea dhe Tottenham.

Top gjashtë klubet e mëdha angleze e kanë konfirmuar nëpërmjet komunikatave për shtyp.

Aktualisht në Superligën Evropiane kanë mbetur klubet spanjolle Dhe italiane, kurse ato gjermane që nga fillimi e kanë refuzuar këtë ide.

Të dielën mbrëma 12 klube nga Evropa formuan një ligë të mbyllur duke u larguar nga garat evropiane si Liga e Kampionëve Dhe Liga e Evropës. /Insporti.com/

-->