Zyrtare: Klubi i madh anglez e shkarkon trajnerin
Futboll
16 Janar 2022
16:30

Everton ka njoftuar se ka shkarkuar trajnerin, Rafael Benitez, shkruan Zeri.info.
Lajmi u konfirmua nga faqja zyrtare e klubit anglez përmes një komunikate të lëshuar.
Shkarkimi i Benitez ishte shkaku i rezultateve negative, e sidomos humbja ndaj Norwichit.
“Klubi i Futbollit Everton mund të konfirmojë largimin e Rafael Benitez si trajner i ekipit të pare”, thuhet në komunikatën e klubit.

Benitez, iu bashkua Evertonit në qershor 2021.