Zyrtare: Klubi i madh shqiptar shkarkon trajnerin

Futboll 13 Korrik 2020 13:32

Ashtu siç ishte paralajmëruar prej ditësh, Adolfo Sormani nuk do të jetë më trajner i  Partizanit.

Lajmi  u konfirmua nga 16-herë kampionët e Shqipërisë në një njoftim për shtyp. Drejtimi i skuadrës deri në fund të sezonit i besohet Renaldo Kalarit.

Bashkë me Sormanin, nga Partizani largohen dhe dy bashkëpunëtorët e tjerë të tij Xhovani Macela dhe Grabiel Faça.

Refuzimi për të drejtuar skuadrën në derbin e fundit me Tiranën 1-1 ishte rezultoi të ishte “vula” e kapitullit të Sormanit te Partizani. Infektimi i 5 lojtarëve me koronavirus 24 orë para derbit e frikësoi Sormanin dhe stafin e tij teknik duke i detyruar të mos e drejtonin skuadrën. Sjellja e tyre nuk u prit mirë nga drejtuesit, të cilët sot konfirmuan mbylljen e bashkëpunimit.

Sormani kishte drejtuar Partizanin për një periudhë të shkurtër në vitin 2016.

NJOFTIM

FK Partizani njofton sot ndërprerjen me efekt të menjehershëm të bashkëpunimit me trainerin Adolfo Sormani dhe dy pjestarët e stafit Giovanni Mazzella dhe Gabriele Faccia. Klubi 16-të herë kampion i Shqipërisë në tre ndeshjet e mbetura të këtij sezoni, do të drejtohet nga zv.traineri ekipit Renaldo Kalari.

-->