Zyrtare: Klubi i Serie A e shkarkon trajnerin vetëm pas 2 muajsh në krye të detyrës

Futboll 15 Janar 2022 13:29

Skuadra e Genoas ka shkarkuar ditën e sotme edhe trajnerin e saj Andriy Shevchenkos.

Rezultatet e dobëta të arritura në krye të skuadrës italiane kanë bërë që aventurës së Shevchenkos t’i vijë fundi.

Ka qenë vetë skuadra italiane e cila e ka bërë të ditur lajmin teksa nëpërmjet një postimi ka njoftuar se kanë shkarkuar trajnerin e tyre.

Ukrainasi mori postin e trajnerit në fillim të nëntorit dhe ka udhëhequr skuadrën në tre barazime dhe gjashtë humbje në ligë, me një fitore në Kupë.

Aktualisht Genoa ndodhet në vendin e 19-të në tabelën e Serie A pas 21 ndeshjesh, pesë pikë prapa Venezia-s në vendin e 17-të.

-->