Zyrtare: Komuna e Prishtinës vendos për stadiumin ‘Fadil Vokrri’

Futboll 06 Gusht 2018 14:53

Kuvendi Komunal i Prishtinës me 39 për dhe vetëm 1 kundër e ka miratuar propozimin për emërimin e Stadiumit të Prishtinës në emirin e ish-futbollistit të njohur, Fadil Vokrri.

“Stadiumi i rinovuar së fundmi do të mbajë emrin e ish-lojtarit të Prishtinës, Vokrri. Prej sot edhe zyrtarisht Stadiumi i Qytetit mban emrin Fadil Vokrri. Faleminderit Kuvendit Komunal që miratoi propozimin e emrit”, ka shkruar Kryetari i Komunës së Prishtinës, në profilin e tij në “Facebook”.Vokrri, që vdiq gjatë këtij viti pas një sulmi kardiak, ishte kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës. Gjatë udhëheqjes së tij futbolli i Kosovës u njohë në arenën ndërkombëtare, duke u pranuar në UEFA dhe FIFA.

Kosova ende nuk e ka zhvilluar asnjë ndeshje ndërkombëtare garuese në Kosovë për shkak se asnjë stadium nuk i ka plotësuar kushtet dhe kriteret e UEFA-së.

-->