Zyrtare: Konfirmohet data se kur do të zhvillohet ‘El Clasico’ e dytë në La Liga

Futboll 03 Shkurt 2020 19:07

Tashmë është caktuar data dhe koha se kur do të zhvillohet ‘El Clasico’ i dytë për këtë sezon në La Liga.

Të dielën e 1 marsit, me fillim prej orës 20:00 në ‘Santiago Bernabeu’ do të zhvillohet derbi më i madh në botë mes dy rivalëve të përbetuar.

Kjo është konfirmuar nga të dy skuadrat spanjolle, përmes njoftimeve në faqen e tyre zyrtare.

Ky do të jetë ‘El Clasico’ i dytë për këtë sezon në La Liga. Ndeshja e parë e zhvilluar mes tyre në ‘Camp Nou’ kishte përfunduar me rezultatin 0-0.

-->