ZYRTARE: Konfirmohet edhe largimi i radhës te Prishtina – Kristi Vangjeli ndërpren kontratën me kampionët në fuqi
Futboll
03 Dhjetor 2021
21:17

Kampioni i edicionit të kaluar në Superligën e Kosovës – FC Prishtina ka konfirmuar edhe largimin e dytë brenda një dite.
Pas largimit të Besart Berishës, klubi kryeqytetas ka konfirmuar edhe largimin e ish-mbrojtësit të Kombëtares së Shqipërisë – Kristi Vangjeli.
Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi në faqen zyrtare në “Facebook”.
POSTIMI:
36 vjeçari u paraqit në 10 ndeshje me Prishtinën ku edhe regjistroi një asistim.