Zyrtare: Konfirmohet lajmi i tmerrshëm për Asension

Futboll 24 Korrik 2019 14:31

Marco Asensio ka pasur një natë të errët në ndeshjen e tij kundër Arsenalit.

Lojtari i Real Madridit shënoi për 2-2, por duhej të linte fushën 20 minuta më pas, shkaku i një lëndimi të rëndë.

Sulmuesi u largua nga fusha me barelë dhe ndjenjat më të këqija tashmë janë konfirmuar. 23-vjeçari do të mbetet për 6-9 muaj jashtë fushave të blerta.

Real Madridi ka publikuar rezultatet e analizave mjekësore, duke njoftuar se ai pësoi një këputje të ligamentit dhe meniskin e jashtëm të gjurit të tij të majtë.

Ky dëmtim serioz do të intervenohet “në ditët e ardhshme”, sipas Real Madridit dhe lojtari do të duhet të kalojë përmes një procesi të gjatë të rikuperimit.

Ai pritet ta humbë pjesën më të madhe të sezonit, madje, mund të jetë në dyshim edhe për pjesëmarrje në ‘Euro 2020’.