Zyrtare: Kosova në Botërorin e xhudos pa Majlinda Kelmendin e Loriana Kukën

Tokio2020 25 Maj 2021 12:15

Kosova do të marrë pjesë në Botërorin e xhudos pa Majlinda Kelmendin dhe Loriana Kukën.

Lajmi konfirmohet nga Federata e Xhudos e Kosovës.

Një gjë e tillë do të ndodh pasi që janë përqendruar në përgatitjet për Lojërat Olimpike.

Botërori që do të organizohet në Budapest të Hungarisë do të mbahet nga data 6 e deri më 13 qershor.

Kosova në këtë botëror do të përfaqësohet nga Distria Krasniqi në kategorinë deri 48 kilogramë, Nora Gjakovën deri 57 kilogramë, Flaka Loxhën deri 57 kilogramë, Laura Fazliun deri 63 kilogramë dhe Akil Gjakovën në kategorinë deri 73 kilogramë. 

-->