Zyrtare: Kosovare Asllani në Real Madrid

Tashmë është zyrtare, Kosovare Asllani është futbollistja më e re CD Tacon, që së shpejti do të quhet Real Madrid.
Asllani do të jetë pjesë e skuadrës CD Tacon, klub që është blerë nga Real Madridi dhe do të jetë ekipi i femrave të Real Madridit nga viti 2020, raporton Insporti
Reali në muajin qershor konfirmoi se e ka blerë klubin e femrave CD Tacon për një shumë të gjysmë milioni eurove. Kjo shitje do të kompletohet më 1 korrik, 2020.
CD Tacon është themeluar në shtator të vitit 2014, derisa në maj të 2019-tës për herë të parë u inkuadrua në Primera Division.
“Krenare të njoftoj se do të jem blerja e parë e Real Madrid/CD Tacon. E emocionuar të shkruaj historinë, të ndërtoj dhe të jem pjesë e rrugëtimit të këtij ekipi që nga fillimi. Do të jetë ëndërr që ta vesh fanellën më të bukur në botë duke filluar nga sezoni i ri. HALA MADRID”, ka shkruar Asllani në rrjete sociale.
Futbollistja 29-vjeçare në të kaluarën ka qenë pjesë e PSG-së e Manchester Cityt, derisa së fundmi ishte pjesë e Linköpings FC për dy sezone.
Në Kupën e Botës për femra, Asllani me Suedinë ishte fituese e medaljes së bronztë. /Insporti.com/
?? Proud to announce that I’ll be the first official signing for Real Madrid/Cd Tacon.
Excited to write history, to help build and be part of this teams journey from the very start.
It’ll be a dream to wear the most beautiful jersey in the world starting next season. HALA MADRID pic.twitter.com/QnJDSE8wqH— Kosovare Asllani (@KosovareAsllani) July 18, 2019