Zyrtare: Ky është amerikani tjetër që i bashkohet KB Rahovecit

Basketboll 27 Tetor 2021 11:15

Klubi basketbollistik i Rahovecit e ka kompletuar transferimin e amerikanit Cavon Baker, shkruan Insporti.

Klubi njoftoi se Baker bëhet amerikani i pestë në skuadër dhe se së fundi Baker ishte pjesë e skuadrës Saint Peter’s.

Komunikata e plotë e Rahovecit, pa ndërhyrje:

“CAVON BAKER ËSHTË LOJTARI MË I RI I KB RAHOVECIT!

Cavon Baker është aktualisht amerikani i pestë i skuadrës sonë që do të mbrojë ngjyrat e klubit tonë.

Baker është lojtarë i pozitës 1/2, gjatësia e tij prej 185 cm e bën atë mjaftë të shpejtë në lëvizjet depërtuese në trapez.

Së fundmi Cavon Baker është paraqitur në NCAA te skuadra Saint Peter’s”, shkruhet në komunikatë.

-->