Zyrtare: Ky është grupi i Kosovës në parakualifikime për FIBA World Cup

Kombëtarja 29 Tetor 2019 13:16

Kombëtarja e Kosovës ka mësuar kundërshtarët në parakualifikime për Kampionatin Botëror të basketbollit.

Në Mies të Zvicrës është hedhur shorti për raundin e parë të parakualifikime për FIBA Kupën e Botës 2023, raporton Insporti

Shorti i hedhur në selinë qendrore të FIBA-s ka përcaktuar edhe kundërshtarët e Kombëtares së Kosovës.

Kosova është në grupin B të kualifikimeve, ku do të jetë punë me Sllovakinë, Islandën dhe Luksemburgun.

Kombëtarja e Shqipërisë është në grupin A, ku do të ketë punë me Portugalinë, Qipron e Bjellorusinë.

Botërori 2023 i basketbollit do të zhvillohet në tri shtete: Japoni, Indonezi dhe Filipine, më datat 1-17 shtator 2023. /Insporti.com/

-->